Report TV -Duart në timon, këmbën në dritare! Çudira shqiptare në autostradën Tiranë-Durrës

2020-08-04 0

Çudira shqiptare që shkojnë deri në papërgjegjshmëri. Aksidentet në Shqipëri janë të shumta, ndërsa burim kryesor në një pjesë të mirë të rasteve janë vetë drejtuesit e makinave me papërgjegjshmërinë e tyre. Rasti konkret. Report Tv sjell një video ku drejtuesi i një makine në autostradën Tiranë-Durrës habit me veprimin e tij të papërgjegjshëm teksa gjatë kohës që i jep makinës njërën këmbë e ka nxjerrë në dritare për t'u freskuar nga vapa. Rasti në fjalë është një apel edhe për policinë rrugore që nuk duhet të dalë për kontroll me radar vetëm në mesnatë në fundjavë, por edhe gjatë javës, madje në mes të ditës për të ndëshkuar drejtues të tillë të papërgjegjshëm që janë burim aksidentesh.