Ministrja për Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar fort në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të Partive Popullore Europiane, Michael Gahler i cili kritikoi ndryshime kushtetuese të miratuara nga Kuvendi të bëra në mënyrë të njëanshme. Me një deklaratë të fortë, Spiropali shprehet se dikush duhet t'ia shpjegojë zëdhënësit të partive simotra të PD në Parlamentin Europian, se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm dhe as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel. Spiropali shprehet se parlamenti shqiptar ka mazhorancë dhe opozitë, dhe se zëdhënësi i PPE, Gahler është duke folur në emër të opozitës që ka djegur mandatet.