Mungesa e energjise elektrike bllokon indrustrine e rende ne Elbasan (21 Gusht 2000)

2020-08-04 1

Lajme Arkiva 2000
Mungesa e energjisë elektrike në Elbasan bllokon industrinë e rëndë. Ndërmarrjet e mëdha si fabrika e çimentos, uzina e ferrokromit, prodhimi i çelikut janë të detyruara të ndalojnë aktivitetin. Në këtë rast humbjet ekonomike janë të pallogaritshme. Sipas drejtuesve të këtyre ndërmarrjeve është shteti që po shkel kontratën duke lënë një pjesë të punëtorëve edhe pa punë. Konsumi i energjisë nga këto firma është i pallogaritshëm.
Vetëm KURUM INTERNATIONAL shpenzon 20 megavat amper, ndërsa uzina e ferrokromit harxhon sa 3 qytete bashkë. Firmat janë njoftuar nga KESH se shkak i uljes së nivelit të ujërave në hidrocentrale sjell këtë ndërprerje të energjisë. Ndërkohë që këto ndërmarrje kanë kërcënuar për ndërprerje si të prodhimit, ashtu dhe të investimeve./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange