Sela: Nuk i besojme Ali Ahmetit - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-04 28

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti i ri në Maqedoninë e Veriut do të mblidhet më 4 gusht e pas kësaj mbeten vetëm 10 ditë kohë që partitë politike të sigurojnë shumicën e mandateve përmes koalicioneve. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik, partitë shqiptare fituan 32 deputetë duke marrë kështu një rol kyc në formimin e qeverisë së re. Por deri më tani sinjalet për bashkim, janë zhgënjyese. ZIADIN SELA KRYETAR I PARTISE ALEANCA PER SHQIPTARET ?A është për t?i besuar Ali Ahmetit, jo, nuk është për t?i besuar! Sepse ai hyn në një rrugë me këta dhe të le pastaj në mes të rrugës. Sepse ai të le vetëm kur ka Ministrin e Punëve të Brendshme të përballesh me turmë huliganësh, sepse struket diku dhe llogaritet të ketë një kundërshtar politik më pak në 27 prill, sepse ai është shqiptar sezonal, gjatë gjithë fushatës edhe më herët, se në zgjedhjet lokale të bëhet bashkë edhe me dreqin, vetëm e vetëm që ta mbajë pushtetin. Pushteti është qëllimi i Ahmetit, asgjë tjetër?.Ziadin Sela ka deklaruar se koalicioni ?Tash është koha? do ti hapë rrugë BDI-së vetëm nëse mbajnë premtimin për kryeministrin shqiptar. ?Ne në fund të fundit do t?i lejojmë BDI-së që ta mbajë premtimin që ka dhënë, dhe ai ka qenë vetëm 1, kryeministri shqiptar, le ta bëjnë, ne nuk do t?u bëhemi pengesë, ama po nuk e bënë, duhet ta lëshojnë rrugën. Ne do të bëjmë qeveri për të realizuar programin tonë politik që u kemi premtuar shqiptarëve, dhe shqiptarët e kanë kanë votuar një më një, dhe nëse flitet për legjitimitet sot, ligjimiteti është te Aleanca dhe Alternativa?.Partia fituese e zgjedhjeve po zhvillon bisedime jozyrtarisht me të gjitha forcat e tjera për të siguruar shumicën për formimin e Qeverisë.