Ajo është ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore në vendin tonë. Bëhet fjalë për Irini Qirjakon, e cila numëron plot 45 vite në skenë kushtuar këngës popullore dhe veçanërisht asaj polifonike. Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? në rubrikën ?? Nostalgji?? ajo rrëfeu shumë të pathëna për jetën e saj profesionale dhe personale në karrierën e saj shumëvjeçare.
Ajo u kthye pas në kohë, në ditën e saj të dasmës, ku tregoi edhe disa foto, por ndryshe nga çmund të imagjinonim Irini nuk ka pasur dëshirë që të bëhet nuse, mirëpo momenti kur veshi fustanin e bardhë duket se ndryshoi gjithçka:
?? Unë nuk kam dashur të bëjë dasmë fare, kjo ishte më e bukura dhe burri im ishte çun I vetëm dhe vjehrra dhe vjehrri im donin që të bënin dasëm, 5 motra ai dhe një djalë. Në shtëpinë time nuk bëra dasëm unë, se ne 6 fëmijë mamaja ime nuk kishte mundësi ekonomike,por dhe këta ishin gjashtë fëmijë, por këta e shtrënguan dhe thanë djalin nuk e nxjerrim pa dasëm, vjen vjehrri dhe më lutet ?? Të keqen babai, unë e kakm një djalë të vetëm dhe dua ta bëj dasmën?? dhe pastaj mirë thash unë bëjeni, mirëpo kur u vesha dhe u bëra nuse pastaj, ua sa më pëlqeu nuk doja ta hiqja fustanin?? u shpreh ajo duke thënë se më pas e kishte kënaqësi shumë të madhe të vishej nuse.