Besimtarët mysliman në Kukës harrojnë rregullat, nuk mbajnë maskë dhe as distancë gjatë faljes

2020-08-04 1

Besimtaret myslimanë në qytetin e Kukësit kanë falur namazin për Kurban Bajramin në dy xhamitë e qytetit. Pavarësisht se Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu bëri thirrje një ditë më parë për të gjithë myslimanët të respektonin distancën, në xhaminë e Kukësit u mblodhën shumë besimtarë.

Shumica e tyre nuk mbanin maskë, ndërsa distanca fizike nuk ekzistonte duke ndenjur ngjitur me njëri-tjetrin gjatë faljes.