Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, falin namazin në xhami të pajisur me maska

2020-08-04 0

Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme Kurban Bajramit në 'pushtetin' e masave të rrepta anti-covid. Të pajisur me maska dhe në distancë sociale, besimtarët janë mbledhur ditën e sotme në Xhaminë e 'Kokonozëve' në Tiranë për të kryer faljen e tyre dhe shprehur dashurinë dhe dedikimin e ndaj zoti.

Falja e Kurban Bajramit u krye në xhami në orën 06:30, ndërsa në 06:35 u mbajt hytbeja e Kurban Bajramit. Këtë vit besimtarët nuk mundën të kryenin haxhin në Mekë, për shkak të pandemisë, por edhe një falje ndryshe, besimtarët sërish kanë treguar se mund të jenë afër njëri-tjetrit por dhe zotit duke respektuar jetën e familjarëve të tyre dhe shoqëria me respektimin e masave anti-covid.