#tvora #rtvoranews
Prej orës 8 të mëngjesit të kësaj të enjte, janë mbajtur zgjedhjet në të 12 universitetet publikë në vend.
Mëgjithëse në universitetin e Tiranës ka pasur një përplasje institucionale mes Ministrisë së Arsimit dhe rektoratit, zgjedhjet u zhvilluan normalisht.
Herët në mëngjes votuan kandidatët për rektor në universitetin e Tiranës.
Ndërkohë kandidatja Kozeta Sevrani pavarësisht debateve shprehet se i konsideron legjitime këto zgjedhje.
Sevrani: Fakti që unë jam futur në garë dhe po kandidoj do të thotë që jam bërë pjesë e këtyre zgjedhjeve.
Përmes votës folën edhe një pjesë e studentëve, disa për të zgjedhur e disa për tu zgjedhur.
?Realisht nuk e kam kuptuar arsyen e nxitimit të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve?.
Ndërkohë ?Lëvizja për Universitetin?, edhe në ditën e zgjedhjeve u shpreh kundër këtij procesi.
?Zgjedhjet e sotme në universitet janë edhe më të turpshme dhe diskriminuese. Pesha e votës studentore mbetet 10 përqind ndërkohë që mungesa e studentëve në auditor e bën automatikisht zero pjesëmarrjen e tyre?.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/universitetet-zgjedhin-sot-drejtuesit-ne-gare-per-rektor-te-ut-tre-kandidate/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv