#tvora #rtvoranews
Ndryshimet Kushtetuese kanë rindezur sërish konfliktin mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.
Miratimin në Parlament për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, kreu i shtetit e quan një veprim antikushtetues nga një Kuvend i cunguar. Ndërsa paraljamëron kreun e mazhorancës për përballjen me popullin.
Meta: Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës asgjesoi marrëveshjet konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit që mundësuan një proces dhe produkt gjithëpërfshirës. Retorikat oportuniste dhe hipokrite të disa ndërkombëtarëve shkojnë kundër aspiratës dhe projektit strategjik të shqiptarëve për të ndërtuar një të ardhme europiane. Asnjë bandë pengmarrëse s?do të mund t?i shpëtojë përgjigjes së merituar që do të marrë nga forca e qytetarëve të bashkuar kundër këtij grushti shteti.
Në kundërpërgjigje Edi Rama i ka kujtuar luftën e bërë nga Ilir Meta për të penguar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Rama: Siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s?ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin! Boll se s?të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rama-metes-nuk-ke-shans-ta-ndalosh-kushtetuten-as-te-ndezesh-zjarrin-e-konfliktit-popull-shtet/?fbclid=IwAR1QEQk3WpAUXbe07LYlloGYfU0Jjo-Ikty9JbtUsdWqn2tjA-tJpkOHR0c
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv