Tërmeti i 26 nëntorit, Ndreu: Banorët “e dëmtuar” trajtohen me bonus qiraje

2020-08-04 0

#tvora #rtvoranews



Dy fatkeqësi që pasuan njëra-tjetrën, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e koronavirusit duket se ka lënë një shenjë në ekonominë shqiptare.

Sërish pas shumë muajsh vijon procesi i rindërtimit të banesave apo objekteve të dëmtuara nga tërmeti në vendet e prekura.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se një pjesë e mirë e familjeve në qytet kanë marrë dëmshpërblim.

Në një intervistë për Ora News ai gjithashtu deklaroi se procesi i rindërtimit vijon, e ndërkohë shumë familje, shtëpia e të cilëve është dëmtuar, vijojnë të marrin bonusin e qirasë.

Ai thotë se afati i fundit i këtij bonusi do të jetë ndërtimi i plotë i banesave të tyre.

Ndreu: Është në fazën e ekzekutimit të dëmshpërblimeve të të dëmtuarve nga tërmeti. Aktualisht në Lezhë janë 866 familje të cilëve u ka kaluar pagesa në postë për dëmshpërblimin. Ndërkohë janë në proces rindërtimi disa objekte të tjera. Pas shkollave që janë në proces ndërtimi do të kalohet dhe në rindërtimin e disa pallateve dhe shtëpiave individuale që aktualisht janë në procesin e fundit të verifikimeve. Ne vazhdojmë të trajtojmë shumë familje me bonus qiraje. Afati përfundimtar i dhënies së qirave do të jetë ndërtimi i banesave të reja.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/termeti-i-26-nentorit-ndreu-banoret-e-demtuar-trajtohen-me-bonus-qiraje-afati-i-fundit-eshte-rindertimi-i-banesave/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange