Një aksident i fortë është shënuar mesditën e sotme në lagjen periferike të qytetit ?Uznovë?.
Dy mjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes njëri prej mjeteve ka përfunduar në ambientin e rrethuar të një lokali në anë të rrugës, duke përplasur nga pas një mjet dhe fuqia e goditjes e ka thyer rrethimin dhe stendat e lokalit.
Automjeti tip Reno ishte i parkuar në parkimin e lokalit dhe më pas drejtuesi mjetit tip BMW ka humbur kontrollin duke goditur nga pas automjetin Reno që ishte i parkuar. Të dyja mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale por fatmirësisht dy drejtuesit e mjeteve janë ne gjendje të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore që kanë kryer edhe ekspertimin e vendngjarjes. Sipas policisë,shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara e mjetit tip BMW,me targa AA 199 AT,i cili ka goditur fuqishëm në ecje mjetin tip Reno,me targa AA 703 BG,duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë rruge dhe brenda ambjenteve të jashtme të një dyqani,ku edhe ka shkaktuar dëme
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Berat#Aksident#TopChannel