Top News - Senati italian, votohet për gjykimin e Matteo Salvinit!

2020-08-04 0

Senati italian voton sot për t`i hequr imunitetin parlamentar Matteo Salvinit, cka do t`i hapte rrugën gjykimit të tij mbi akuzën se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme emigrantë ne det. Sipas aktpadisë së ngritur në prokurorët në Palermo, Salvini vitin e kaluar, në kohën kur ishte ministër i brendshëm, i ndaloi hyrjen në portet italiane anijes humanitare spanjolle ?Open Arms? me 160 refugjatë në bord. Kreu i Legës njihet për qëndrimin e tij kundër emigrantëve, por humbja e imunitetit do të ishte një goditje e fortë për të sepse mund të pasohet nga një proces gjyqësor që rrezikon t`i sjellë një dënim prej maksimumi 15 vitesh burg. Ai mbrohet duke thënë se ? bëri thjesht punën e tij, në interes të së mirës së përbashkët?.Rezultati i votimit në Senat është i pasigurt. Sipas gazetës ?Il Fato Cotidiano?, 18 votat e ligjvënësve të partisë ?Italia Viva?, Mateo Renzi, mund t?i vijnë në ndihmë ish ministrit. Votimi në Senatin italian për fillimin e mundshëm të procedurave gjyqësore ndaj Salvinit bëhët në një kohë kur vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në ishullin jugor të Lampeduzës kanë mbërritur më shumë se 300 emigrantë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MatteoSalvini#TopChannel

Free Traffic Exchange