Basha i kthehet ashpër Ramës: Do të shkosh në burg! - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-04 20

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një reagim i dytë nga kryetari i PD, Lulzim Basha për ndryshimet kushtetuese të miratuara në Parlament këtë të enjte. Këtë herë, Basha i drejtohet personalisht kryeministrit Edi Rama.Ai e paralajmëroi kreun e qeverisë në ?Twitter? se do të shkojë në burg kur të zhvillohen zgjedhjet e reja në Shqipëri.?Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale.?Në reagimin e parë, Basha bëri të ditur qëndrimin e Opozitës së Bashkuar: Refuzimin për të njohur amendimet që ju bënë Kushtetutës për të hapur në mënyrë të pjesshme listat dhe për koalicionet parazgjedhore.

Free Traffic Exchange