Trajneri i njohur pritet te drejtoje Partizanin - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-04 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trajneri Ilir Daja menjehere pas ndeshjes së fundit të kampionatit i ka dhënë lamtumirën Skënderebut ndwrsa pritet qw të drejtoje Partizanin në sezonin e ri. Një mundësi e tillë është lënë e hapur edhe nga vetë drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, i cili deklaroi se trajneri i ri i të kuqve do të vendoset shumë shpejt. OLSI RAMA DREJTOR SPORTIV I PARTIZANIT'Unë do të ulem me presidentin Demi dhe do të flasim për sezonin e ardhshëm si për impenjimin financiar ashtu edhe për objektivat që do t?i caktojmë vetes. Daja nuk është trajneri i Partizanit, por është trajner i Skënderbeut. I duhet të festojë arritjen e vendit të katërt me ekipin e tij dhe i uroj suksese vitin e ardhshëm. Kur them suksese, do të thotë suksese në jetën e vet, në karrierën e vet dhe kudo që të jetë. Mundet të jetë edhe Partizani e ardhmja e ti. ''Edhe vetë trajneri i njohur, ka pranuar mbylljen e bashkpëunimit me Skënderbeun ndërsa ka lënë derën hapur për të ardhmen. ILIR DAJATRAJNER ''Këtë fitore të fundit ia dedikoj Korçës si një qytet i mrekullueshëm, presidentit që di të krijojë kushte për të punuar, çunave pasi kanë dhënë maksimumin. Partizani është një tjetër ekip i traditës dhe nëse bëjmë një akord, do të ishte kënaqësi të drejtoja të kuqtë. ''Nën drejtimin e Skënderbeut Ilir Daja arriti suksese të jashtëzakonshme duke fituar në një sezon të gjithë trofetë e mundshëm si dhe duke arritur grupet e Europa Ligës me një rrugëtim historik.

Free Traffic Exchange