Lajme Arkiva 2000
Këto lavazhe makinash në rrugën për në Kombinat janë pezulluar dhe prishur dje nga Policia Ndërtimore. Mungesa e lejes, por dhe ndërhyrja në rrjetin e ujësjellësit duke lënë pa ujë banesat rrotull ishin arsyet se përse dje Policia e Ndërtimit shoqëruar nga forcat e rendit, ndërhyri duke prishur 8 lavazhe, por ata që janë prishur dje, funksionojnë sërish sot.
Pas ndërprerjes së lidhjes me tubacionin e ujësjellësit, sot pronarët e lavazheve kanë gjetur përsëri një zgjidhje dhe normalisht kanë vazhduar biznesin e tyre fitim prurës. Vetëm ky lavazh sot nuk ka funksionuar. Pronari i tij po mundohet të mirëmbajë çfarë ka mbetur pa shkatërruar dje për t'i vënë sërish në punë javën tjetër.
Sipas tij lavazhin e ka me leje. Ujin për larjen e makinave pronari pretendon se nuk e ka nga tubacionet e ujit të pijshëm, por ka hapur një pus me dokumente plotësisht të rregullta. Sot, lavazhet e prishura dje, kanë funksionuar sërish. Ndërsa Policia Ndërtimore ka deklaruar se pas dy ditëve të fundjavës do të rifillojë prishjen e lavazheve pa leje të hënën./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/