Autoritetet shëndetësore, pavarësisht se vëmendja është përqendruar te Covid-19, nuk kanë lënë pas dore në këtë periudhë edhe këshillat dhe sugjerimet për t?i kaluar pa probleme këto ditë dhe muaj të nxehtë, sidomos për grupet më të rrezikuara.
Një problematikë e shtuar gjatë stinës së nxehtë janë goditjet nga dielli. I nxehti mund ta komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni, nga problemet e zemrës dhe insuficienca renale, ose që përdorin ilaçe që përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit. Edhe vitet e kaluara rritja e temperaturave nuk ka kaluar pa pasoja, ka pasur edhe persona të cilët si pasojë e komplikacioneve ndikuar nga rritja e tyre kanë humbur dhe jetën, ndërkohë që Evropa apo shtete të tjera të botës janë përballur me një numër të lartë viktimash nga valët e të nxehtit.
Grupet të cilat janë më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë:
Të moshuarit, Foshnjat dhe fëmijët e vegjël, Individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si: Sëmundjet kardiovaskulare,Diabeti, thyreotoksikoza, Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), Sëmundje e mendore, Sëmundjet e veshkave, insuficienca renale, gurët në veshka, Gratë shtatzëna
Prof.Arben Pilaca, Dr.i Mjekësisë Interne dhe Urgjencës dha këshilla se si duhet vepruar në situatat e të nxehtit ekstrem
Në të gjitha situatat e të nxehtit ekstrem apo në temperaturat e larta ndiqni këto rekomandime:
- Mbani të freskët shtëpinë apo ambientin ku jetoni. Kontrolloni temperaturën e dhomës ndërmjet orës 8:00-10:00, në orën 13:00 dhe natën pas orës 22:00. Temperatura e ambientit ku jetoni duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të porsalindurit, për individët mbi 60 vjeç, apo për ata që kanë probleme shëndetësore kronike.
Freskoni shtëpinë gjatë natës. Hapni të gjitha dritaret dhe grilat gjatë natës dhe në mëngjes, atëherë kur temperatura e jashtme ulet. Mundohuni të ulni temperaturën në shtëpi. Mbyllni grilat dhe dritaret, veçanërisht ato që rrihen nga dielli. Mos mbani llampat ndezur, reduktoni vënien në punë të pajisjeve elektrike të gatimit apo larjes, etj. Nëse keni kondicioner, mbyllni dyert dhe dritaret me qëllim ruajtjen e temperaturës së brendshme, duke zvogëluar kështu konsumin e tepërt të energjisë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel