Përfundon mbledhja e Keshillit Politik, asnje ndryshim

2020-08-04 0

Pas më shumë se 4 orësh, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik.

Në një dalje për mediat, Damian Gjiknuri deklaroi se as në këtë mbledhje të fundit, nuk pati asnjë ndryshim dhe asnjë konsensus mes palëve.

Opozita ka propozuar amendamentin e saj të hapjen së 100% të listave, duke i konsideruar ndryshimet kushtetuese që do të kalojnë ditën e nesërme, të njëanshme dhe që thyejnë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe atë të 14 Janarit.

Sipas opozitës, nuk duhet të ndryshohet neni 64 i kushtetutës, por duhet të preket neni 68 i ligjit themeltar të shtetit, duke ruajtur njëherazi krahas hapjes 100% të listave, edhe formulën për koalicionet parazgjedhore dhe formulën për shpërndarjen e mandateve.

Opozita e cilëson pabarazi në garë elektorale ndërhyrjet në ligjin themeltar të shtetit që do të bëhen ditën e nesërme, pasi vijnë njëherazi 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.

Por nga ana tjetër Gjiknuri e ka cilësuar të vjetër propozimin e opozitës, duke thënë se është i njëjtë me atë të propozuar një ditë më parë. Sipas Gjiknurit, synimi i opozitës duket se është vetëm bllokimi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese, pasi shprehet se amendamentet nuk pengojnë as koalicionet paraelektorale dhe as hapjen e listave 100%. /tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange