Lajme Arkiva 2000
Vrasësit e të riut Sul Dema janë dy të rinj nga fisi Haka, shkaku gjakmarrja. Ky është konkludimi zyrtar i policisë së kryeqytetit pas mbylljes së procesit hetimor. Sot paradite oficerët kriminalë të policisë që u morën me këtë vrasje kanë përfunduar dosjen hetimore duke i sjellë Drejtorisë së Policisë dokumentacionin e plotë të ngjarjes.
Tashmë me rakordimin e punës në Komisariatin e Krujës do të punohet për kapjen e dy vrasësve emrat e të cilëve u zbardhën sot, por që nuk bëhen të ditur për efekt sekreti. Që pak minuta pas vrasjes së Demës tre ditë më parë, pista më e mundshme e policisë ishte që vrasësit të ishin pikërisht nga fisi Hakaj pasi ata ishin në gjak me njëri-tjetrin prej vitesh, por më pas u ngritën dhe pista të tjera. Vetë ministri Poçi pranoi për Tv Klan dje se si vrasësit ashtu dhe viktima kishin pak ditë që ishin kthyer në Shqipëri.
Ndërkohë që për dy vrasësit nuk kishte asnjë precedent të mëparshëm. Sipas Poçit viktima dyshohej nga policia, por nga Prokuroria nuk ishte lëshuar asnjë urdhër arresti për të./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/