TIRANE-Nesër besimtarët myslimanë do të festojnë Kurban Bajramin. Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu në mesazhin e shpërndarë për mediat shprehet se duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri është vendosur që namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë. Pra Kurban Bajrami nuk do të falet në sheshin 'Skënderbej' për shkak të situatës së COVID-it. Falja e Namazit do të kryet në orën 06:30, ndërsa në 06:35 hytbeja e Kurban Bajramit. Ndryshe nga vitet e tjera për arsye të situatës së krijuar nga pandemia besimtarët myslimanë nga mbarë bota nuk mundën ta kryejnë haxhin e këtij viti. Spahiu u kërkon besimtarëve që gjatë këtyre ditëve të jenë të kujdesshëm në festime duke marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur infektimet e mundshme nga Covid-19