Shalsi: Nuk kemi luksin për ta futur vendin në një karantinë sërish, do kishte pasoja shumë të rënda

2020-08-04 0

#tvora #rtvoranews

Në një intervistë për Ora News, ministri i Shtetit për Mbrojtjen e sipërmarrjes Eduard Shalsi tha se edhe vendi ynë po vuan pasojat krizës së pandemisë.

Shalsi u shpreh se Shqipëria nuk e ka luksin që të kthehet sërish në karantinë, pasi do të kishte pasoja shumë të rënda.

Shalsi: Të gjithë vendet, edhe më të zhvilluara se Shqipëria po vuajnë pasojat e kësaj krize. Jo të gjithë sektorët janë prekur njëlloj, por e gjithë ekonomia po lëngon. Ne gjatë pandemisë kemi qenë në kontakt me bizneset. Kemi ndërmarrë bashkë me to paketa financiare, që besojmë se u kanë dhënë oksigjen këtyre biznese.

Turizmi është i prekur duke dikur se çfarë të ardhura sjell ky sektor. Duke ndjekur se çfarë ndodh në rajon në lidhje me periudhën delikate të përhapjes së Covid-19, ne nuk jemi në momente sikurse janë zona në Evropë që janë kthyer në karantinë. Ka një thirrje edhe për politikën sepse ka pasur edhe akuza për qeverinë sikur po përhapte panik.

Nuk besoj se kemi luksin për ta futur vendin në një karantinë sërish. Unë nuk do ta uroja diçka të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm që ta largojmë skenarin e karantinës. Pasoja e një gjëje të tillë do të jenë shumë të rënda

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shalsi-nuk-kemi-luksin-per-ta-futur-vendin-ne-nje-karantine-serish-do-kishte-pasoja-shume-te-renda/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp