Në Kosovë, ka një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve me koronavirus. Në 24 orët e fundit, u regjistruan 194 raste të reja pas testimit të 449 kampionëve. Autoritetet thonë se në krahasim me ditët e tjera vihet re një tkurrje e numrit të rasteve, e cila ?nuk është e vazhdueshme, por është ditore?. Sipas tyre, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 196 ? katër nga të cilat të shënuara së fundi. Të hënën, Kosova pati një numër rekord rastesh, por gjatë këtyre dy ditëve ato kanë ardhur në rënie. Nuk dihet megjithatë sesa do të vazhdojë ky trend. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës tha se nga të infektuarit me koronavirus, 42 janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Është vendosur nderkohe që personeli mjekësor I cili po trajton pacientët me COVID-19, në muajin gusht, përveç pagës mujore do të marrë si kompensim edhe 300 euro të tjera. Ky vendim u mor në mbledhjen e Qeverisë se Kosovës, ku u tha se ndarja e këtyre parave po bëhet për ?mbështetjen e personelit që është në vijën e parë të fronit kundër pandemisë?.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#TopChannel