#tvora #rtvoranews
Ambasadorja Amerikane i ka bërë apel institucioneve të drejtësisë të avancojë me plotësimin e Gjykatës Lartë. Gjatë takimit ku u prezantua udhërrefyesi për funksionimin e gjykatës së lartë, Kim u dërgoi një mesazh gjyqtarëve, të cilëve u kërkoi të mos u dorëzohen presioneve.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim i kërkon KLGJ-së që të gjejë zgjidhje sa më të efektshme dhe të shpejta për të plotësuar numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Deklarata e ambasadores është bërë gjatë prezantimit të ?Udhërrëfyesit për funksionimin e Gjykatës së Lartë? ku Kim ka theksuar mbeshtjejen edhe një herë SHBA-së për Reformën në Drejtësi.
?Nëse Gjykata e Lartë nuk është funksionale, drejtësia jo vetëm që vonohet; por mohohet. Nëse nuk është funksionale, gjykatat e niveleve më të ulëta vuajnë nga mungesa e udhëzimeve për standardizimin e praktikës, që do të thotë se qytetarët mund të mos gëzojnë një drejtësi të balancuar të drejtësisë.
Nëse nuk është funksionale, edhe Gjykata juaj Kushtetuese gjithashtu nuk mund të jetë funksionale, e cila më tej degradon të drejtën e çdo qytetari për ndihmë dhe pengon një funksion të rëndësishëm të funksionimit të ndarjes së pushteve (kontrollit dhe balancës) në qeveri. Mungesa e një Gjykate të Lartë funksionale vonon gjithashtu përparimin e pranimit të Shqipërisë në BE, gjë që, sërish prek çdo qytetar në këtë vend.?
Ambasadorja shprehu mbështetjen e SHBA ndaj reformës në drejtësi, duke premtuar se këtë do ta bëjë edhe në vijim.
?Nuk është i lehtë, kërkon sakrifica, kërkon vendime të guximshme, ndonjëherë kërkon të jesh jo i pëlqyer dhe jo popullor, dhe kërkon aftësinë për t?u përballur me presione dhe sulme. Unë e di që ju sulmojnë. E di. Shpresoj të qëndroni të fortë. Sepse ky është një moment vërtet shumë i rëndësishëm. Nëse i dorëzoheni presionit tani, nëse vendosni të mos bëni gjënë e duhur sepse është më e lehtë të shmangësh konfliktin, atëherë nuk do të jeni heronj, nuk do të nderoheni.?
I pranishëm në takim Ambasadori i Delegacionit Evropian në Tiranë Luigi Soreca, theksoi se mungesa e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, sjell mungesë të vendimmarrjes duke çuar në uljen e besimit të publikut tek gjyqësori dhe Reforma në Drejtësi.
Zv.kryetari i KLGJ Maksim Qoku dha detaje në lidhje më hapat konkretë që po hedh KLGJ në plotësimin e trupës së anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Aktualisht Gjykata e Lartë funksionon me minimumin e anëtarëve të saj, Kolegji Administrativ, Civil dhe Penal i kësaj gjykate, kanë përballuar prej muajit prill, një punë voluminoze e cila evidentohet në marrjen e 892 vendimeve gjyqësore ndërsa në pritje të gjykimit janë 35 mijë dosje.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shba-apel-klgj-se-plotesoni-sa-me-pare-gjykaten-e-larte/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click ...