Dihet kur nisi por nuk dihet se kur do të përfundojë vetingu në polici. Prej nëntorit të vitit të kaluar e deri më sot, vetëm 20 drejtues madhor të Policisë, SHCBA dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit nga 300 që ishin parashikuar për tu vetuar. Kalvarit të gjatë të problemeve me këtë proces së fundi i është shtuar edhe presidenti Ilir Meta. Prej dy muaj përplasjet me presidentin e kanë ngrirë vetingun në polici.
Shkak i këtij ngërçi është bërë përfundimi afatit ligjor dhe përplasja institucionale mes Ministrisë së Brendshme dhe Presidencës për disa ndryshime në ligjin për vetingun në polici.