Ekspertët kundërshtojnë anulimin eventual të tarifës së lirë të rrymës

2020-08-04 0

Pas informacioneve se mund të anulohet tarifa e lirë e energjisë elektrike, ekspertët e sektorit energjetik janë të njëzëshëm dhe të prerë, kjo nuk guxon të ndodhë. Pa dallim nëse në shtetet e Evropës Perëndimore ekziston ose jo përdorimi i rrymës së lirë në periudha të caktuara të ditës, kjo nuk mund të jetë argument për anulim, duke marrë parasysh situatën ekonomike në vend. Ky është qëndrimi personal i Mitko Andreevskit i cili ishte këshilltar i energjetikës në Qeverinë e Zoran Zaevit.

Kjo tarifë e lirë e energjisë elektrike kontribuon pikërisht që kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, siç janë pensionistët, njerëzit me të ardhura të ulëta, njerëzit të cilët nuk kanë obligime të punës në atë pjesë të ditës dhe e përdorin tarifën e lirë -tha Mitko Andreevski, ekspert i Energjetikës.

Nga ana tjetër, profesori Konstantin Dimitrov konsideron se vendimi për anulimin e rrymës së lirë do të jetë politik, njëjtë siç ishte situata edhe kur u rivendos përsëri. Ai konsideron se tarifa e lirë e rrymës duhet të mbetet për shkak se është me rëndësi të madhe për amvisëritë dhe për buxhetin e tyre. Dimitrov konsideron se duhet të bëhen edhe ndryshime të terminëve në mënyrë që sa më shumë qytetarë të përfitojnë nga kjo mundësi.

?Propozim terminë të ri për tarifë të lirë prej orës 17 deri në orën 18 dhe prej orës 22 deri në orën 7?.

Direktivat dhe rregullat evropiane janë të përmbushura me atë që Maqedonia miratoi Ligj të posaçëm për energjetikë i cili implementohet me sukses në praktikë, komentojnë ekspertët. Ndryshe, Alsat dje duke iu referuar burimeve të tij publikoi se në Komisionin Rregullator të Energjetikës janë duke u bërë analiza për anulimin e tarifës së lirë të rrymës. Kryetari i Komisionit Marko Bislimovski tha se për këtë temë do të njoftojnë më shumë detaje zyrtarisht të premten.

Ile Petrevski

Free Traffic Exchange