Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka apeluar besimtarët mysliman të kenë kujdes në blerjen dhe therjen e kurbanit, për shkak të gjendjes me virusin korona dhe sëmundjes tashmë të konfirmuar te kafshët, e quajtur ?gjuha blu?. Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë tashmë ka njoftuar Bashkësinë Fetare Islame për këtë sëmundje, prandaj kjo e fundit u sugjeron besimtarëve që kafshët që do I blejnë për kurban, të jenë me shifër kontrolli në vesh dhe të kenë certifikatë përcjellëse për gjendjen shëndetësore nga shoqëria veterinare dhe të njejtat të transportohen drejtpërdrejt në thertore..
Roli i BFI-së është me marrjen e një informimi nga institucionet relevante për përhapje të një sëmundje të ndryshe dhe për pasojat që mund ti kemi me therjen e kurbanit në rastin e pandemisë që t?ju bëjmë ftesë besimtarëve që të therin kurbanet aty ku janë më të sigurt. Edhe në aspektin shëndetësor dhe fetar. Ne i kemi marr masat, si institucion të therim dhe të menaxhojmë shpërndarjen e mishit në bazë të standardeve edhe shëndetësore edhe fetare - deklaroi Qenan Ismaili, myfti i Shkupit.
Gjithashtu, Rijaseti i BFI-së ka anuluar edhe organizimin e manifestimit qendror tradicional të namazit të Kurban Bajramit, për shkak të gjendjes me virusin korona. Gjatë faljes së Kurban Bajramit, apelohet të respektohen të gjitha masat për mbrojtje nga virusi. Mes tyre, mbajtje e patjetërsueshme e maskave, të ruhet distanca fizike, çdo besimtar të mar me vete sexhaden personale si dhe të shfrytëzohen oborret e xhamive për falje. Madje, nga BFI apelojnë që gjatë ditëve të Bajramit vizitat tradicionale të jenë sa më të pakta.
10 minuta më herët, besimtarët ftohen të jenë në xhami, të dëgjojnë hutben e Bajramit, të falin namazin e Bajramit dhe në këtë formë ata do të shpërndahen nëpër shtëpitë e tyre. Dhe, një rekomandim që ambientet e tyre familjare sivjet ti kenë pak më të ngrohta dhe me të afërta duke u pas kujdes vizitave nëse mendojnë që të bëjnë vizita për të uruar Bajramin, të mundohen ta bëjnë nëpërmjet mjeteve të ndryshme të komunikimit - u shpreh Qenan Ismaili, myfti i Shkupit.
Festa e Kurban Bajramit do të kremtohet të premten, më 31 korrik. Ndërsa, falja e Bajramit do të bëhet në orën 06 e 06 minuta. Për shkak të virusit korona, besimtarët mysliman këtë vit nuk arritën ta realizojnë shtyllën e pestë të Islamit, Haxhi.
.
Melihate Rustemi