Ora News - Akuzohet se hodhi gruan nga ballkoni, 47-vjeçari e mohon: U hodh vetë

2020-08-04 5

#tvora #rtvoranews

Gjykata e Fierit la në burg 47-vjeçarin nga Patosi që akuzohet se dhunoi e hodhi nga ballkoni ish-bashkëshorten, ngjarje e shënuar në fundjavë në qytetin e Patosit. Por burri në gjykatë, pretendoi se ish-bashkëshortja mashtron, duke deklaruar se ajo u hodh vetë nga ballkoni.

Ky është Saimir Rrapallari, 47-vjeçari që akuzohet se dhunoi dhe më pas hodhi nga ballkoni ish-bashkëshorten 38-vjeçare, ngjarje e shënuar të shtunën në qytetin e Patosit.

Sipas Policisë ai ka hyrë në banesën ku ish-bashkëshortja jetonte me qira pa pëlqimin e saj dhe pasi e ka dhunuar e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

Për këtë akt gjykata e Fierit vendosi ta mbyllë në qeli, me masë sigurie ?arrest me burg?.

Por para gjykatës, 47-vjeçari kishte një tjetër variant të rrjedhës së ngjarjeve.

Saimir Rrapallari pretendon se ai kishte shkuar për të marrë vajzën, pasi kishte nënën e sëmurë, por ish-bashkëshortja ka sajuar dhunën.

Ai thotë se gruaja është hedhur vetë nga ballkoni.

Por version i burrit nuk e ka bindur gjyqtarin, Piro Sota, i cili pranoi kërkesën e prokurorit Dorjan Tafili dhe vendosi ta mbajë në burg.

38-vjeçarja ndërkohë mbetet në spitalin e Fierit, pasi ka marrë fraktura dhe politrauma.

Çifti ishte ndarë disa kohë më parë, ndërsa gruaja kishte urdhër mbrojtje nga gjykata ndaj ish-burrit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/hodhi-gruan-nga-ballkoni-gjykata-e-fierit-le-ne-burg-47-vjecarin-nga-patosi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange