Ora News - Skandal me dosjen “339”, SPAK firmosi masë sigurie edhe për dy të vdekur

2020-08-04 0

#tvora #rtvoranews

Arrestimet e bujshme të dosjes 339 janë pasuar edhe me një skandal pasi në kërkim janë shpallur edhe dy ish-komisionerë që rezultojnë të vdekur. Ndër emrat për të cilat SPAK ka kërkuar arrestin janë edhe dy personat që kanë ndërruar jetë, njëri në vitin 2017 dhe tjetri në dhjetor të 2018. Bëhet fjalë për Kasem Lalën, ish-komisioner i PS dhe Besim Bregu i PD të cilët nuk janë cregjistruar nga gjendja civile.

Dy prej 22 ish-komisionerëve për të cilët SPAK firmosi një ditë më parë urdhërarrestet kanë ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Kasem Lalën nga PS dhe Besim Bregun nga PD, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masën e arrestit në mungesë edhe pse kanë ndërruar jetë.

Ky fakt është verifikuar nga policia, pasi marrjes në dorë të vendimit të gjykatës për ekzekutimin e masave të caktuara në mungesë.

Efektivët kanë marrë informacion se dy prej personave për të cilët ishte vendosur arresti kishin ndërruar kete dhe kete informacion oficerët ia kanë përcjelle SPAK.

Por në fakt të dy të ndjerët rezultojne në sistemin e gjendjes civile të paçregjistruar, dhe kjo i ka bërë prokurorët e çështjes që të nxjerrin urdhrin e arrestit duke mos ditur faktin e ndarjes nga jeta të dy të pandehurve.

Kasem Lala i ditëlindjes 1967 mësohet se ka ndërruar jetë në 2017 ndërsa Besim Bregu i datëlindjes 1956 ka vdekur në dhjetor të 2018.

Gjykata ka vendosur në tërësi masën arrest me burg për 11 prej ish-komisionerëve, për tetë prej tyre masën arrest shtëpie ndërsa vetëm për tre masën dëtyrim paraqitje.

Të enjten do të zhvillohet në gjykatë edhe verifikimi i masës së sigurisë për të pandehurit, ndërsa për dy të ndjeret hetimet do të pushojnë në momentin që nga të afermit e tyre paraqitet në gjykatë certifikata e vdekjes.

Tri episodet e manipulimit të procesit zgjedhor përmes votimit ne emër të qytetarëve që ndodheshin jashtë shtetit janë zbardhur në kuadër të hetimeve për dosjen 339 ku edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është evidentuar në përgjime me vëllezërit Avdylaj.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ju-prene-urdher-arrestet-2-prej-ish-komisionereve-kane-vdekur-nje-muaj-me-pare-njeri-i-ps-dhe-tjetri-i-pd/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv