Studentët pas takimit në Presidencë: I kërkuam të mos dekretojë zgjedhjet në universitete

2020-08-04 0

Një grup studentësh ishin sot në një takim në presidencë ku u pritën nga kabineti i Metës lidhur me zgjedhjet në universitete, që do të zhvillohen nesër, të enjten e 30 korrikut. Ata shprehën shqetësimin se këto zgjedhje janë të parregullta pasi do të zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme dhe kërkuan nga Meta që të mos i dekretojnë.

Konkretisht përfaqësuesi ligjor i qëndresës qytetare, Marash Logu, u shpreh: "Patëm një takim me instuticionin e presidentit, u pritem nga kabinati i tij. Siç e keni ndjekur dhe ju, kemi ezauruar të gjitha rrugët institucionale duke iu drejtuar universiteteve tona, ministrisë, kuvendit, por edhe gjykatës administrative Tiranë. Pasi nuk arritëm të marrim asnjë zgjidhje përsa u përket zgjedhjeve, sot iu drejtuam presidentit duke i kërkuar që në përputhje me kompetencat e tij, si organi që dekreton rektorët e rinj të universiteteve, të dalë me një qëndrim të qartë dhe të prerë se nuk mund të ketë zgjedhje që janë të paligjshme, zgjedhja të parregullta dhe që përjashtojnë studentët.