SPAK hetonte dy të vdekur/ Ishin në listën e 21 komisionerëve të akuzuar për krime zgjedhore

2020-08-04 0

Të martën Prokuroria e Posaçme SPAK, njoftoi për përfshirjen e 21 komisionerëve në krime zgjedhorë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, për të cilët gjykata e posaçme kishte caktuar edhe masat e sigurisë, por dy prej komisionerëve rezultojnë të kenë ndërruar jetë.


Kasem Lala dhe Besim Bregu, kanë humbur jetën pak kohë më parë gjatë kohës që SPAK kryente veprimet.
Për komisionerin Bregu, gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa për Lalën, arrest shtëpie.
Top Channel kontaktoi me kreun e Spak, Arben Krajën, i cili jashtë kamerave, tha se ky hetim ka qenë i fshehtë dhe me metoda proaktive dhe se prokuroria që ai drejton është njoftuar për vdekjen e dy komisionerëve në momentin që policia gjyqësore ka shkuar për të bërë ekzekutimin e masave të caktuar nga gjykata.

Kraja shtoi, se Spak do të njoftojë gjykatën e posaçme për të bllokuar procedurën e ekzekutimit të masave të sigurisë, dhe në vijim të hetimeve, për dy komsionerët Lala dhe Bregu, që kanë ndërruar jetë, do të ndërpriten hetimet.
Ndërkaq, në regjistrin e gjendjes Civile, ka rezultuar se familjarët e të ndjerëve, nuk i kanë çregjistruar emrat e tyre nga regjistri kombëtar i gjendjes civile, pas vdekjes.

21 komisionerët që i përkisnin Partisë Socialiste, LSI-së, Partisë Demokratike dhe asaj Republikane, ditën e zgjedhjeve në vitin 2017, kanë lejuar me dashje persona të tjerë që janë paraqitur pranë tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë.

Sipas SpPAK, janë tre qendra votimi, ku ka ndodhur ky krim zgjedhor; dy në fshatin Rubjek dhe një në fshatin Shetel në Shijak.

Komisionerët kanë lejuar që të votohet për 52 persona që ditën e zgjedhjeve nuk kanë qenë në Shqipëri. I përfshirë është edhe një shtetas, Armelin Zeka, që edhe ai ashtu si komisionerët akuzohet për veprën penale ?Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Krimi zgjedhor i komisionerëve është pjesë e dosjes 339, e ndarë në disa fraksione, hetimet e së cilës nisën që në vitin 2016, ndërsa në vjeshtën e viti 2018, u u finalizua operacioni ?Vol-Vo 4?, ku u arrestuan 27 personat, mes tyre Astrit Avdyli, Flamur dhe Shkëlqim Avdyli si dhe u prenë 44 fletë arreste.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: ht...