Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj u shpreh sot në Kuvend se në shtator do të nisë një reformë e re në arsim, e cila sipas tij, ka të bëjë me futjen e anglishtes që në klasën e parë. ?Do duhet ta dini ju të opozitës, që ne kemi nisur një reformë të re për fëmijët dhe prindërit e këtij vendi.