3 të rinj u kapën duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia ka arrestuar tre persona, pasi u kapën duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm.Në pranga përfundoi D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamëz. Në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, ata po transportonin me mjetet tip ?Benz? dhe ?Volkswagen? në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt përfitimit prej 1000 euro secilit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 22-vjeçari drejtonte mjetin pa leje drejtimi.Gjithashtu, në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, 35-vjeçari nga Tirana, E. B., u kap duke transportuar me mjetin tip ?Kia? 4 emigrantë të paligjshëm. Ai iu kishte premtuar 100 euro për kalim drejt vendeve të BE-së.