TIRANE-Sot po zhvillohet seanca e parafundit e Kuvendit të Shqipërisë për këtë sesion parlamentar. Një pjesë e deputetëve mungojnë në seancë, mes të cilëve janë edhe Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Eljo Hysko, të cilët janë infektuar me COVID. Në rendin e ditës janë disa çështje të rëndësishme për diskutim. Rishikimi i buxhetit, për herë të tretë brenda vitit për shkak të pandemisë, akti normativ për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 dhe mbyllja e klubeve të natës, tatimin mbi të ardhurat, ku do të hiqet tatim fitimi për bizneset deri në 140 mln lekë dhe do të rritet pragu i TVSH-së për bizneset nga 2 në 8 mln lekë. Një tjetër projektligj që do të miratohet lidhet me shtyrjen e fiskalizimit. Një tjetër ndryshim që do të miratohet lidhet procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.