Hodhi ish bashkëshorten nga kati i dytë i banesës, Gjykata vendos masën e sigurisë për 47 vjeçarin

2020-08-04 0

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë ndaj 47 vjeçarit Saimir Rrapallari, i cili rrëzoi bashkëshorten nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Patos, ku Saimir Rrapallari ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes se tij E. Sulejmani pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar.