Top News - Kina nuk ndalet/ Hidhet në sulm kundër Zelandës

2020-08-04 1

Kina ka akuzuar Zelandën e Re për shkelje të ligjit ndërkombëtar pasi kjo e fundit pezulloi traktatin e saj për esktradim me Hong Kongun dhe ka rritur kontrollet në mallrat ushtarake të eksportuara me këtë shtet. Ndryshimet janë bërë pas vendimit të Kinës për të miratuar ligjin për siguri kombëtare për Hong Kongun, deklaroi ministri i Jashtëm neozelandez Ëinston Peters. ?Rruga e Kinës drejt ligjit të ri për siguri kombëtare ka shkatërruar parimet për sundim të ligjit, ka dëmtuar organizimin ?një shtet, dy sisteme?, mbi të cilin bazohet statusi unik i Hong Kongut si dhe bie ndesh me garancitw qw Kina I ka dhwnw komunitetit ndërkombëtar. Zelanda e Re ?nuk mund të besojë më? se sistemi i drejtësisë penale në Hong Kong është mjaftueshëm i pavarur nga Kina?, u shpreh Peters. Ambasada kineze në Zelandën e Re e cilësoi vendimin si ?shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar?.Përveç Zelandës së Re, edhe Britania, Australia dhe Kanadaja kanë pezulluar marrëveshjet e tyre të ekstradimit me Hong Kongun, pas shqetësimeve të ngjashme, që lidhen me ligjin e ri të miratuar nga Partia Komuniste në Kinë. Ligji i ri, i miratuar nga Kina, i cili ndalon tradhtinë, shkatërrimin, sulmin dhe ndërhyrjen e huaj, është parë nga aktivistët pro-demokracisë si pjesë e reduktimit të të drejtave speciale që gëzon ky territory. Në marrëveshjen, mes të cilës Londra ia dorëzoi Kinës Hongun Kongun në vitin 1997, thuhet se këto të drejtat special ai duhet t`I ketë deri në 2047.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#China#Zeland#TopChannel