Pronat e Shkëlzen Berishës në Gërdec/ Reagojnë familjarët e tragjedisë: Rikthim në vendin e krimit

2020-08-04 0

Skandali i publikuar nga mediat se Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe një nga emrat e përfolur si i përfshirë në aferën e armëve në Gërdec ku pati me dhjetëra të vdekur, ka blerë tokë pikërisht në këtë zonë, ka sjellë reagimin e ashpër dhe të familjarëve të viktimave.


Djali i madh i familjes ?Durdaj?, e cila është akoma në pritje të drejtësisë së munguar për të ndëshkuar atë që i mori jetën të birit, Geraldo Durda, thotë se autori po kthehet në vendin e tij të krimit.

Përmes një statusi në rrjetin social ?Facebook?, ai ngre pyetjen se kush janë politikanët më të interesuar në Shqipëri që tragjedia e Gërdecit të mos zgjidhet kurrë ndërsa thotë se deri më tani askush nuk ka marrë mundimin deri tani ta pyesë, krejt ligjërisht, nga se përbëhet pasuria e ti dhe se kush i sponsorizon udhëtimet e tij.

Statusi

??sy peshkaqeni?
Kush janë politikanët më të interesuar në Shqipëri që tragjedia e Gërdecit të mos zgjidhet kurrë?

Fillimisht blen pronën , më parë ka blerë një makinë 85 mijë euro dhe një apartament tek ETC 346 mijë euro. Më pas merr kredinë për të blerë pronën, të cilën e lë kolateral për kredinë. Mes pas blen edhe ca makineri boronicash 2.4 miliardë lekë (të vjetra).
Pastaj e kamuflon me një kompani që ka një punëtor.

Më pas rikthehet në vendin e krimit.
Edhe më e çuditshmja,

Askush nuk ka marrë mundimin deri tani ta pyesë, krejt ligjërisht, nga se përbëhet pasuria e tij?
Kush i sponsorizon udhëtimet e tij?
Çfarë punon?

Në cilin objekt ka qenë,ndërmjetës, çfarë është blerë e çfarë është shitur??, shkruan djali i madh i familjes ?Durdaj?, Geraldo Durda.

Kujtojmë që vëllai i tij Erisoni i vogël, ishte vetë shtatë vjeç e gjysmë, kur nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve me 15 mars 2008 në Gërdec gjeti vdekjen.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShkelzenBerisha#Gerdec#TopChannel