#tvora #rtvoranews
Emergjencat civile tashmë do të kenë pajisje dhe uniforma më dinjitoze për të përballuar fatkeqësitë natyrore. Qeveria turke ka bërë të mundur një donacion prej 1.5 milionë dollarë amerikanë. Në prezantimin e këtyre pajisjeve, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha se shumë shpejt emergjencat civile shqiptare do të jenë më të mirëpajisurat në Ballkanin Perëndimor.
Strukturat e Emergjencave Civile, pjesë e Forcave të Armatosura do të jenë shumë herë më të mirëpajisura dhe më dinjitoze në përballimin e fatkeqësive natyrore.
Gjatë ceremonisë së prezantimit të uniformave dhe mjetëve të reja të strukturave të emergjencave civile, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, vlerësoi bashkëpunimin me Turqinë, në këtë aspekt.
Xhaçka: Nuk ka sot dëshmi më të qartë të profesionalizmit e nivelit të organizimit që kanë arritur sot Forcat e Armatosura sesa aftësia që ato kanë treguar për të përballuar të papriturat që na ka rezervuar natyra. Unë jam krenare për punën e çdo burri e çdo gruaje në uniformë që e ka bërë të mundur këtë performancë kaq të mirë. Jam krenare që falë punës së tyre, por edhe falë mbështetjes së miqve e partnerëve e të vetë kryeministrit që ka qenë nga mbështetësit kryesorë të transformimit të emergjencave civile, qytetarët shqiptarë mund të jenë sot të sigurt që pavarësisht emergjencës apo fatkeqësisë, ata nuk do të jenë kurrë vetëm në momentin e tyre të nevojës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/emergjencat-civile-modernizohen-me-uniforma-dhe-mjete-te-reja-donacioni-1-5-mln-dollare-nga-turqia/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv