Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të përçarë pas zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-04 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut kundërshton rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik duke pretenduar se vota është vjedhur dhe ankesat e dorëzuara nuk janë marrë në konsideratë nga institucionet përkatëse.Mbështetësit e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa marshuan paqësisht, duke akuzuar edhe partinë Bashkimi Demokratik për Integrim si hajdute të vullnetit politik të shqiptarëve.AFRIM GASHIKRYETAR I PARTISE ALTERNATIVA?Kërkojmë nga BE-ja që ta dënojë abuzimin e votës dhe të mos e njohë legjitimitetin e BDI-së. Të reformohet kodi zgjedhor, që vendi të mund të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Beteja për demokraci do të vazhdojë deri në arritjen e saj. Dymbëdhjetë deputetët tanë do të jenë zëri i shqiptarëve për demokraci. Nëse kërkesat tona shpërfillen, ne do të vazhdojmë me të gjitha format e protestës?.Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, deklaroi se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, qëndron pas manipulimit të procesit zgjedhor.ZIADIN SELAKRYETAR I PARTISE ALEANCA PER SHQIPTARET?Ata vetëm legjitimë nuk janë. Ata që përgatitën vjedhjen, mund t?i quajnë legalë, por legjitimë asnjëherë. Legjitimiteti, mbi të gjitha, kërkon t?i respektosh të vdekurit dhe jo t?i shfrytëzosh për të votuar. Do të mbrojmë lirinë dhe të drejtën e shqiptarëve për të jetuar këtu në këtë vend?.Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pretendojnë se manipulimi i votave është bërë në veçanti në rajonin e Kërçovës, por edhe në vendbanime të tjera.Në këtë zone është reflektuar dallimi më i madh në vota, rreth 11 mijë në favor të BDI-së, ndërkohë që në të gjitha njësitë e tjera rezultati ishte pothuajse i barabartë.Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i vlerësoi votimet të rregullta dhe demokratike dhe i refuzoi si të pabaza rreth 1,400 ankesa të koalicionit opozitar.Në zgjedhjet e 15 korrikut, BDI ka fituar rreth 103,000 vota të përkthyera në 15 mandate, ndërsa opozita shqiptare rreth 86,000 vota ose 12 vende në parlament.