Vendimi i qeverisë britanike për të vendosur një karantinë 14 ditore për të gjithë ata që vijnë nga Spanja, është i padrejtë, tha kryeministri i vendit.
Pedro Sanchez tha se turistët në pjesën më të madhe të rajoneve spanjolle do të jenë më të sigurt nga koronavirusi se në Britani dhe se shpresonte që Britania e Madhe ta rishikonte vendimin e saj. Ai tha se bisedimet po vazhdonin pasi Britania e Madhe këshilloi edhe kundër udhëtimeve jo të domosdoshme në të gjithë Spanjën.
Por qeveria britanike thotë se nuk ka në plan të ndryshojë vendimet e saj për karantinën me zëdhënësin e Boris Johnson që paralajmëroi se asnjë udhëtim nuk është pa rrezik gjatë kësaj pandemie. Pas një raporti në ?Daily Telegraph? se karantina për udhëtarët nga Spanja mund të reduktohet në 10 ditë nëse ata rezultojnë negativë, një burim nga ?Downing Street? tha për BBC se nuk presin ndonjë reduktim të ditëve të karantinës.
Të hënën, Foreign Office zgjeroi këshillimin duke u thënë tani britanikëve të mos udhëtojnë edhe në Kanarie, ishujt Baleare dhe në të gjithë Spanjën. Por disa agjentë udhëtimi thonë se nuk e kuptojnë logjikën e qeverisë britanike sepse ishujt kanë një shkallë shumë të ulët infektimesh.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PedroSanchez#BorisJohnson#TopChannel