SPAK propozon Aida Hajnajn në krye të BKH-së - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit zgjodhi Aida Hajnaj në krye të Byrosë Kombetare të Hetimit.Zëvendësdrejtorja e përgjithshme e Policisë së Shtetit u përzgjodh mes 3 kandidatëve të tjerë Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Tani, Hajnaj pritet te votohet nga Këshilli i Larte i Prokurorisë për te drejtuar një nga institucionet me te rëndësishme te drejtësisë.Hajnaj para së të emërohet zëvendësdrejtoreshe, ishte drejtuese e Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin. Ndërsa në karrierën e saj ka ushtruar detyrën e shefes së sektorit për Hetimin e Pastrimit të dhe Drejtoren e Përgjithshme e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme në Ministrinë e Brendshme.Pas miratimit nga KLP-ja, pritet te nisë edhe procesi për përzgjedhjen e 60 oficerëve të kësaj strukture.BKH-ja se bashku me një skuadër prokurorësh të posaçëm do te hetojnë dhe do te ndjekin penalisht zyrtarë, qeveritarë dhe të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në vepra penale në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Free Traffic Exchange