Falë donacionit të emigrantit shqiptar në Spanjë, ?Pa Gjurmë? ndërton nga e para shtëpinë e rrënuar nga tërmeti. Nëna e 3 fëmijëve jetim: Përulem para jush
Historia e nënës së tre fëmijëve jetim, që trokiti në emisionin ?Pa gjurmë?, në prill të këtij viti, me një apel për ndihmë, pasi tërmeti i 26 nëntorit ia shembi shtëpinë është një ëndërr e bërë realitet. Falë një emigranti shqiptar në Spanjë, Martinit u mundësua ndërtimi nga e para e banesës, në Krrabë të Tiranës, aty ku jeton nëna bashkë me tre djemtë. Për këtë xhest kaq human Flutura Dedën, apeli i së cilës erdhi në muajin e shenjtë të Ramazanit, ajo nuk gjen fjalë për të përshkruar me lot gëzimi atë që ndien, sot.
?Më duket ëndërr kur kthej kokën dhe shoh shtëpinë. ishte sit ë shihja fëmijët të vdekur para syve, ishte një tmerr i vërtetë por ja që zoti të jep të keqen dhe të mirën. Falë donatorit Marinit dhe emisionit ?Pa Gjurmë? ëndrra u bë realitet. Ju falenderoj shumë. Falë jush fëmijët e mi u ringjallën, pasi ato ishin të vdekur. Ato ishin pa bukë, dhe tavani iu binte mbi kokë. Të gjithë përulen para kishës dhe xhamisë, unë përulem ndaj jush?, përlotet nëna e tre djemve Flutura Deda
Ende e pabesueshme per këtë familje, që lindjen e diellit ta presin nga dritaret e kësaj banese pa frikën se catia mund t'ju bie mbi kokë.
?Jam shumë i lumtur dhe e falenderoj donatorin, i cili na ndërtoi shtëpinë. Më përpara ishim në një kasolle. Faleminderit shumë për ndihmën dhe që na bëri ëndrrën realitet?, thonë dy djemtë e Fluturës.
Shtëpia nisi që nga themelet e deri në përfundimin e aredimit të brendshëm të saj, që nga momenti kur shqiptari nga Spanja ofroi 100 përqind të vlerës për ndërtimin e shtëpisë, për të cilën Bashkia e Tiranës nuk vonoi për të dhënë lejen për ndërtim. U deshën plot katër muaj që gjithçka të përfundonte dhe shtëpia të ngrihej në këmbë.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv