Fenomeni i shtyrjes së proceseve po aplikohet dhe në të dyja shkallat e vettingut KPK dhe KPA ashtu si në shumicën e gjykatave në vendin tonë.
Prokurorët dhe gjyqtarët synojnë shtyrjen e seancave dhe kjo në pritje të vendimit të parë të Gjykatës së Strasburgut e cila pritet të japë një vendim në favor të tyre.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka marrë dhjetra padi për vettingun në Shqipëri ndërsa pritet të shpallë vendimin për rastin e ish anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.
Vendimarrja e Strasburgut interpretohet më pas si një praktikë unifikuese për mënyrën se si do të vazhdojë procesi i pastrimit të drejtësisë në Shqipëri ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët ende në detyrë duket se presin një ndërprerje të vettingut.
Këtë strategji duket se po e ndjek dhe ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela për të cilën komisioneri publik ka kërkuar në KPA shkarkimin e saj nga detyra.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kpa-shtyn-per-ne-3-shtator-seancen-per-donika-prelen/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv