Kim e Soreca në zyrën e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
3 dite para se te votohen ne parlament ndryshimet kushtetuese, ambasadorja amerikane ne Tirane, Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kane zhvilluar nje takim me kryeministrin Edi Rama.Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe biseda eshte fokusuar tek ndryshimi i sistemit zgjedhor.Burime bejne me dije se gjate bisedes ambasadorja amerikane Yuri Kim ka falenderuar kryeministrin Rama per udheheqesine e tij ne miratimin e marreveshjes se 5 qershorit.Mesohet se diplomatja amerikane ka mirepritur vazhdimin e diskutimeve ne Keshillin Politik ne lidhje me masat shtese, duke theksuar rendesine qe te gjitha palet te marrin pjese ne menyre gjitheperfshirese e transparente.Edhe ambasadori i BE Luigi Soreca ka qene ne te njejten linje. Ai ka falenderuar kryeministrin per miratimin e 5 qershorit, mirepriti vazhdimin e diskutimeve ne Keshillin Politik, nderkohe qe vuri ne dukje se gjitheperfshirja eshte thelbesore kur behet fjale per ceshtjet elektorale.Nga ana tjeter mazhoranca dhe opozita kane rene dakord qe Keshilli Politik te mblidhet neser paradite per te shqyrtuar ndryshimet kushtetuese qe lidhen me hapjen e listave te kandidateve per deputet.Por edhe pse palet kane rende dakord per tu takuar; pozicionet e tyre jane krejt te kunderta ne lidhje me sistemi zgjedhor.Negociatori socialist Damian Gjiknuri ka propozuar qe mbledhja te fokusohet tek pergjigjet qe ekspertet kane ne lidhje me hapjen e listave e funksionimin e koalicioneve.Nderkohe qe dy negociatoret e opozites Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili duke vene ne dukje se keta jane eksperte te qeverise e per me teper kane hartuar ndryshimet kushtetuese; kerkojne mendimin e OSBE-ODHIR per nderhyrjet ne sistemin zgjedhor.Partia Socialiste mbron idene se drafti i votuar nga Komisioni i Ligjeve garanton hapjen e plote te listave nderkohe qe koaliconet mund te funksionojne vetem me nje liste te perbashket kandidatesh.Por demokratet kerkojne qe ne kushtetute te sanksionohet hapja 100% e listave te kandidateve per deputet dhe te garantohet ekzistenca e koalicioneve ne formen aktuale.

Free Traffic Exchange