Situata ne Kukes pas trazirave (16 Gusht 2000)

2020-08-04 3

Lajme Arkiva 2000
Ky është Komisariati i Kukësit 24 orë pas ngjarjeve që tronditën rendin në Shqipëri. Siç shihet kjo godinë nuk është djegur. Ndërsa këtu është godina e zjarrfikëses ku duken qartë gjurmët e plumbave. Që dje pas orës 12:00 gjendja në Kukës është e qetë dhe pa incidente. Qyteti është i qetë dhe pa probleme. Për momentin forcat e policisë janë në qytet dhe nëpër rrethina duke patrulluar për të mbajtur situatën nën kontroll.
Sot drejt Kukësit janë nisur dhe një grup nga Prokuroria e Përgjithshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së djeshme. Ndërkohë deri tani numri i të arrestuarve ka shkuar deri në 6. Ndërsa janë shpallur në kërkim 20 persona të cilët rezultojnë se nuk janë tregtarë ushqimesh, por kontigjent keqbërësish.
Gjendja është normale dhe në pikën e kalimit doganor të Morinit ku qarkullimi i automjeteve sot është bërë pa probleme. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Veli Myftari dhe Drejtori i Policisë Kriminale Xhavit Shala, vazhdojnë të qëndrojnë në Kukës në drejtim të policisë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/