http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia e Veriut është në pritje të nisjes së bisedimeve zyrtare për formimin e qeverisë së re, të cilat janë paralajmëruar në datën 2 gusht, megjithëse të gjitha palët kanë konfirmuar se po vijojnë bisedimet jo formale. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, shqiptarët ia dolën të sigurojnë një rol kyc duke fituar 32 mandate. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i konsideron vendimtare 12 vendet që siguroi në parlament, por ende nuk është e qartë nëse mund të ketë bashkëpunim edhe me BDI-në. SHEFIK DURAKU KOALICIONI ASH-AAA?Koalicioni ?Tash është koha? sigurisht se ka parasysh edhe rezultatin e ngushtë si në bllokun maqedonas ashtu edhe në bllokun shqiptar, kështu që të gjithë opsionet mbeten të hapura. Kjo do të thotë se nuk duam të përjashtojmë askënd, kontaktet me të gjitha partitë politike kanë qënë dhe vazhdojnë normale?.Ndërkohë Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në qëndrimin se në zhvillimin e bisedimeve, prioritet do të ketë respektimi i marrëveshjeve të Ohrit, Prespës dhe me Bullgarinë, duke e lënë nën hije premtimin parazgjedhor për një kryeministër shqiptar.