Ndocaj: Thonë që virusi do të kthehet në shtator, çfarë do të thotë kjo? Është me pushime?!

2020-08-04 0

#tvora #rtvoranews



Ish-deputeti, Eduart Ndocaj, është dyshues mbi rrezikun që paraqet Covid 19. Po kaq e çuditshme sipas tij është edhe fakti sesi virusi nga Wuhani i Kinës erdhi në Milano e Tiranë para se të mbërrinte në Pekin.

Ndocaj: Mjekë dhe virologë të shquar të Italisë thonë si ka mundësi që erdhi virusi direkt nga Kina në Milano dhe Tiranë dhe nuk u ndal në Pekin se e kishte Ëuhanin më afër. Është për tu verifikuar sa e vërtetë është. Si semundje virale ka ekzistuar ndër vite, nuk është se e kanë zbuluar tani koronavirusin. Nuk njoh individë që e kanë pasur këtë sëmundje dhe kanë humbur diçka. Dy rryma mbajnë botën sot peng, fabrika e të ardhurave dhe fabrika e ilaçeve. Janë të dyja që bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën.

Në emisionin ?Ditë e Re? në Rtv Ora, Ndocaj e sheh të gabuar edhe strategjinë e mbylljes së aktiviteteve të shërbimit dhe argëtimit që lidhen me turizmin, duke u shprehur se po i shkaktohet një dëm i madh ekonomisë.

Ndocaj: Që është mbyllur vendi në këtë mënyrë është shumë e gabuar. Virusi nuk ngjitet se ti shkon në muzikë, në pishinë. Ngjitet kudo nëse është kaq i rrezikshëm se janë baret hapur, qendrat komerciale.Nuk është e goditur si strategji.

Sipas tij gjithë kjo situatë po përdoret nga politika kudo në botë, posaçërisht në Shqipëri.

Ndocaj: Deklaratat se do të kthehet virusi në shtator, çfarë do të thotë kjo, është me pushime? Politika, sidomos në Shqipëri, po e përdor mësëmiri.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ndocaj-thone-qe-virusi-do-te-kthehet-ne-shtator-cfare-do-te-thote-kjo-eshte-me-pushime/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp