Budina rrëfen nëse ka marrë ftesë nga PD, thirrje Ramës: Më lejo të bëj shfaqje aty ku ishte Teatri

2020-08-04 0

TIRANE-Regjisori Edmond Budina sot i ka bërë një kërkesë Edi Ramës që ta lejojë që të realizojë një shfaqje në truallin ku më parë ishte godina e Teatrit Kombëtar. "Ju kërkoj të më lejoni të jap një shfaqje në truallin e teatrit kombëtar. Ju siguroj që nuk do të ketë eksploziv, molotov, armë, por vetëm art. Ju siguroj që shfaqja do të jetë konform rregullave të ministrisë. Duke marrë në konsideratë distancimin fizik të artdashësve. Ju kërkoj atë hapësirë të lirë publike që të bëhet art.

Jam i gatshëm t'u vë në dispozicion tekstin, ju ftoj të merrni edhe pjesë në shfaqje si spektaktor. Si pronar i këtij vendi në momentin që do të na lejojë do të zhvillojmë. Është një ide që më ka lindur me këtë pandeminë që ndodhi, i izoluar në shtëpi. E kam krijuar në shtëpi. Nëse refuzohem do të kem një hap tjetër, e kam menduar" tha ai. I pyetur nga Report Tv nëse ka marrë një ftesë nga PD-ja për t'u bërë pjesë e procesit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tha se "Nuk kam pasur, por nuk jam i predispozuar që të merren me politikë, vetëm me art" tha ai. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb në 17 maj me tension dhe përplasje pas rezistencës së një grupi artistësh të mbështetur nga opozita.

Free Traffic Exchange