#tvora #rtvoranews
Pas goditjes që i dha izolimi për shkak të pandemisë, sektori i peshkimit po rimëkëmbet. Por njerëzit e detit thonë se problematikat mbeten të pranishme ndaj kërkojnë që licensa e peshkatarit të marrë vlerën e merituar.
Forcimi i masave ka goditur peshkimin e paligjshëm në det, por nuk ia ka dalë ta zhdukë fenomenit.
Peshkatarët e Radhimës e Orikumit thonë se ende ka persona që përdorin mënyrat e ndaluara për të peshkuar.
?Janë njerëz abuziv pavarësisht se zënë peshk.?
Problematikat e sektorit ndërkohë janë të mëdha.
Peshkatarët e Vlorës presin që licenca të marrë vlerën e merituar, dhe peshkimi të zhvillohet sipas rregullave të mirëpërcaktuara.
?Kapaciteti i njerëzve që do të implementohen në këtë sektor do të jetë i limituar dhe duke patur një licencë të tillë do krijojë efektin e një vlere.?
Ndërsa furnizimi me karburant ka marrë zgjidhjen e kërkuar, siç konfirmojnë vetë peshkatarët.
?Lënda e parë merret me çmim burse nga firmat që kanë të drejtë të shpërndajnë hidrokarbure.?
Muajt e karantinës për shkak të pandemisë së koronavirusit ishin të vështira, por të dhënat tregojnë se eksportet u rritën.
?Njerëzit janë ndërgjegjësuar mbi konsumin e peshkut.?
Sipas statistikave zyrtare, eksportet e prodhimeve të detit në 5-mujorin e parë 2020, vetëm për qytetin e Vlorës kapën shifrën 1200 tonë, kundrejt 850 tonëve që shënoi eksporti i peshkimit në këtë rajon në 5-mujorin e parë 2019.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sfidat-e-peshkimit-pas-pandemise-njerezit-e-detit-kerkojne-goditjen-e-paligjshmerise/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp