Murrizi: Metës ja latë amanet mushkat, por ju përgjigj me “kujdes gomerët”

2020-08-04 0

#tvora #rtvoranews

Myslim Murrizi: Kur dëgjova raportin e komisionit hetimor nga kolegu Ulsi Manja mu kujtua pretenca e Rrapi Minos për Kadri Asbiun, kur pashë konkluzionet në fund u kënaqa me fletërrufenë e Timkës së Ollgës te filmi ?Zonja nga Qyteti?. Ju doni të bëni cubin dhe ju mposhtin cubat. Vetëm katër herë thotë raporti e paska shkelur me dekrete presidenti Kushtetutën.

Ka ka ndonjë numër sesa herë duhet ta shkelë Kushtetutën një shtetar që të shkarkohet, po ka 5 i paska mbetur dhe 1, duhet të na e thotë Ulsiu. Pse nuk e shkarkoni ju njëri-tjetrin? Se jeni bijtë e të njëjtës nënë dhe jeni ortakë prej 10 vitesh së bashku në pushtet, si mund ta shkarkoni ish-zëvendëskryeministrin, e më pas kryeministrin dhe më pas zëvendëskryeministrin e viteve 1997-2003 deri sa e krijoi LSI ku paraardhësit tuaj në ktë sallë e etiketuan me humor në atë kohë ?Lëvizja skraparlinjve të inatosur?.

Si mund ta shkarkoni ju ortakun e 1 prillit nën bekimin e një grushti cubash në Gjirin e Rrenave dhe Aleanca e Lalëzit? A shkarkohet ai që ju mori 50% pushtet për 160 mijë vota?Jo. Jeni ortakë të mrekullueshëm që i shkelni syrin njëri-tjetrit. Pse e ngritët ju këtë komision 1 vit më parë? Ishte prag zgjedhjesh dhe nuk dihej që dekreti për çdekretim të një dekreti do të pinte ujë apo jo. Ju thatë i paraprimë për të ngritur adrenalinën e militantëve. Katër ditë më vonë u pajtuat me një vendim për marrë 6 HEC-e me çmim dy herë më shumë nga sa blehet te HEC-et e tjera.

Ulsiu u nis të shkarkojë Metën por ka shumë mundësi që pas kësaj seance ose shkarkohet Ulsiu ose anëtarët e Komisionit Hetimor. Unë do të doja që 55 deputetët firmëtarë të votonin pro shkarkimit për moral.Kolegë socialistë u mblodhët në Kryesinë e Kuvendit dhe firmosët rrufe gjithë natën për ta shkarkuar. Ju të 55 ju ka pyetur njeri më pas raportit të Ulsiut?

Nëse keni votuar kundër asaj që firmosët para në viti pse u kapët, kush ju kapi, pse u dyzuat, pse u trembët, kush ju trembi? Në këtë sallë e keni quajtur baba xhike dhe i tha amanet mushkën, ai ju ktheu përgjigje: Nuk jam baba xhikja por usta Likja, e nëse më thoni amanet mushkat unë ju them kujdes gomerët.U tretët në ujë si sheqeri. Dekreti i Metës për të mos njohur 30 qershorin bashkoi edhe sivëllezërit tuaj që prej 14 janarit kërkonin të shpiknin ndonjë gjë të madhe, ata u gëzuan fort me 2 mars, ju me 30 qershor. Sëmundja prej 30 vitesh në këtë sallë nuk është Covid 19 por Katovicë 89.

Zoti Ulsi do ishte mirë ti qëndrojë pjesës së parë të pretencës. Ky komision është flluskë sapuni, u kam thënë se nuk keni këllqe por nuk shpresoja se do të dilnit kaq fjasko.Ndoshta kërkoni një ortakllëp pas prillit-majit të 2021. Jeni sivëllezër të ardhur në një lindje pro në pak sekonda në kohë të ndryshme.

Me presidentin Meta nuk kam asgjë, e vlerësoj për qëndrimin heroik në këtë sallë për prillin e 2008. Meta ka dy gëzime brenda javës, gëzohet se ju e qortoni dhe do të gëzohet me 30 korrik pas katër ditësh.Shpresoj ta përshëndesë 30 korrikun dhe t?ju...