http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kultivuesit e bimëve medicinale në fshatin drithas në Maliq, ankohen se nuk po e shesin dot prodhimin e këtij viti.
Ata thonë se shkak për këtë situatë është bërë çmimi i ulët në treg, i cili, sipas tyre, po i detyron që të shkojnë drejt falimentimit pasi nuk arrijnë të mbulojnë dot kostot e prodhimit .
Problematika pranohet edhe nga autoritetet, të cilat shprehen se ky fenomen ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të sipërfaqeve të mbjella me bimë medicinale.Në të gjithë qarkun e korçës gjatë këtij viti janë mbjellë rreth 300 hektarë bimë medicinale, ku kryesisht dominon lulja e cjanit por jo vetëm.
Ndërkohë në zonën e maliqit, krahasaur me një vit më parë sipërfaqet me bimë medicinale u shtuan me rreth 30 hektarë.