Eranda Libohova, një ndër këngëtaret më të mira, ishte sot e ftuar në "Wake Up" për të promovuar klipin e saj më të ri me titull "Ego". Ajo tregoi se teksti i kësaj kënge i kishte pëlqyer që në fillim pasi ishte si një dashuri me shikim të parë. Eranda na tregoi edhe për prapaskenat dhe vështirësitë e xhirimit në lumin e Shalës. "Kam vuajtur sepse kam ecur 1 orë e gjysmë në lum, nuk e dija që do hyja e do dilja aq shumë herë, hiq sandalet, vish sandalet..."-u shpreh Eranda. Ajo shtoi se edhe diellin nuk e kishin në favor sepse iu binte në fytyrë. "Po ta shikosh me vëmendje dukem si e lëshuar në klip. Nuk jam tip i brishtë por kur bëhet fjalë për punë dua të mbaroj në kohë..."-përfundoi këngëtarja.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel